ShowBiz
28 June 2021
Masat e reja pas 1 korrikut, Afrim Muçiqi kërkon ndihmë nga Qeveria për t’u rimëkëmbur

Pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike.

Kështu tha përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi.

Ai tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkohet edhe ndihma e shtetit.

“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një far lloj normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon. Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit”, tha ai për EO.

Ndërsa, për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170 euro për punëtorët.

“Unë mendoj që është dashtë që Ministria e Ekonomisë dhe e Financave të na kenë parasysh, mirëpo duhet të na kenë parasysh që të rritet kjo vlerë e rimëkëmbjes ekonomike”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19, 13 viktima dhe 173 raste të reja 2 July 2020
Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar 7 October 2025
Kim Jong Un urdhëron koreano-veriorët të hanë më pak deri në vitin 202528 October 2021