Nga Vendi
29 June 2021
Carovska: Viti shkollor përfundoi me sukses, për vitin e ri tre skenarë janë të mundshëm

“Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër për t’u përgatitur dhe modelit të kombinuar, disa me prani fizike, disa me mësim nga distanca, sërish viti shkollor ka përfunduar me sukses”.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila u shpreh e kënaqur me vitin e fundit shkollor.

Ndërsa në lidhje me vitin e ri, ajo tha se ende nuk dihet se si do të realizohet, ndërkaq Qeveria ka tre opsione.

“Skenarët janë: Të gjithë nxënësit të kthehen në banka shkollore; një pjesë të nxënësve me prani fizike – nga klasa e 1 – 4, tjerët me mësim nga distanca – online, nëpërmjet TV klasa dhe me dorëzim të materialeve nëpër shtëpitë e nxënësve; dhe të kemi ndarje në grupe – një javë një grup, një javë grupi tjetër”, tha Carovska.

Ajo shtoi se gjithçka do të mësohet nga situata me Covid-19 gjatë verës dhe në vjeshtë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Iu kërkua ta vinte maskën në bankë, milioneri nervozohet dhe i tërheq të gjitha kursimet22 October 2021
Prokuroria në Gostivar nis procedurë ndaj një të mituri për dyshime për vepra të rënda penale29 April 2026
LSDM: Mali i Zi mbylli tre kapituj të tjerë, Shqipëria një, ku është Maqedonia në rrugën evropiane?13 October 2026