Nga Bota
29 June 2021
11-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, familjarët e saj nuk e dinin që priste një fëmijë

Një vajzë 11-vjeçe është shpallur nëna më e re në Britani të Madhe, pasi mbeti shtatzënë në moshën 10 vjeç dhe në fillim të këtij muaji solli në jetë fëmijën e parë.

Që të dyja, nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet, kanë raportuar mediat britanike.

Familja e vajzës nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë, ndërkaq zyrtarë nga ministria për punë sociale janë duke hetuar rastin.

“Kemi qenë të shokuar. Ajo tani është e rrethuar nga ekspertët. Është më e rëndësishme që ajo dhe foshnja janë mirë”, ka thënë për “The Sun” një burim i afërt me familjen e vajzës.

“Është nëna më e re për të cilën kam dëgjuar”, ka thënë mjekja Carol Cooper, duke shtuar se vajzat në të shumtën e rasteve në fazën e pubertetit futen në moshën 11-vjeçare, pavarësisht se kjo mund të ndryshojë nga periudha 8 deri në 14-vjeç.

Mjekja britanike theksoi se pesha luan faktor kyç në hyrjen e fazës së pubertetit dhe se tek fëmijët më të shëndoshë shfaqet më herët.

Deri më tani nëna më e re në Britani ka qenë Theresa Middleton,  në moshën 12-vjeçare solli në jetë foshnjën në vitin 2006.



Të ndryshme
Më shumë
Shpërthyen “Bomba” Të Reja, Përmenden Donçev, Zaev Dhe Ruskoska22 June 2020
KURTI HAP RRUGËN PËR GARË TË HAPUR PËR PRESIDENTIN, ÇDO PARTI ME KANDIDATIN E SAJ NËSE MUNGON FIGURA UNIFIKUESE 1 March 2026
Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri24 July 2020