Nga Rajoni
29 June 2021
Dogana mbledh 580 milionë euro për 6 muaj

Dogana e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shënuar rritje të të hyrave dhe prurjeve në krahasim me vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se të hyrat janë 28 për qind më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

“Ne kemi arritur që të mbledhim një sasi të konsiderueshme të të hyrave. Mund të ju them që deri tani kemi mbledhur rreth 580 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 28 % më shumë, por duhet të kemi parasysh që viti i kaluar ka qenë pandemik dhe të hyrat nuk kanë performuar aq mirë, por edhe në krahasim me vitet paraprake të hyrat janë në rritje e sipër. Rritja e të hyrave nuk varet nga Dogana, por nga performanca e ekonomisë së Kosovës dhe bizneseve që operojnë në Kosovë dhe paguajnë tatimin”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, ai ka folur edhe për kontrabandën.

“Nuk mund të themi se kemi rritje të kontrabandimit se nuk mund të kemi edhe rritje të të hyrave e në anën tjetër të kemi edhe rritje të kontrabandës, sepse po të kemi rritje të kontrabandës atëherë të hyrat automatikisht do të ulen”, ka shtuar ai për Klankosova.

Stavileci ka deklaruar se akciza është njëra ndër arsyet se pse disa produkte si duhani dhe alkooli tentohen të kontrabandohen.

“Duhani apo nafta të cilat kanë taksa shumë dhe për këtë arsye ato kontrabandohen. Nëse arrijnë të kontrabandohen, fitimi i një kontabandisti është shumë me i madh me këto produkte sesa të kontabandojë shishe të ujit”.

Stavileci tha se presin që gjatë gjysmës tjetër të këtij viti të ketë një rritje edhe më të madhe të të hyrave sesa në gjashtëmujorin e parë.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit12 November 2026
A e rrezikojnë shëndetin tubimet zgjedhore? Partitë politike zotohen se do t’i respektojnë masat anti-Covid27 September 2021
Maqedoni, nga gushti deri në shtator janë infektuar mbi 40 mijë persona me coronavirus16 October 2021