ShowBiz
30 June 2021
Big Mama përlot me fjalët për Ylber Aliun

Big Mama emocionoi me fjalët për këngëtarin e ndjerë.

Estrada mori lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të Ylber Aliut në moshën 33 vjeçare.

Vdekja në moshë të re e muzikantit shqiptar ka pikëlluar familjarë, miq e kolegë të tij, të cilët shprehën ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja Big Mama me anë të rrjeteve sociale shkroi fjalë prekëse për këngëtarin tashmë të ndjerë, ndërsa ndau edhe një foto krah tij.

Fotografia ishte shkrepur gjatë kohës kur Ylberi ishte i shtrirë në spital, ku e kishte vizituar këngëtarja.

“Ah more Ylber na këpute shpirtin do mbetesh në kujtimet tona përjet u prehsh ne paqe”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet specia e re e njerëzve të lashtë “Njeriu i Dragoit”, ndryshon historinë e evolucionit28 June 2021
Oda Ekonomike kërkon uljen e numrit të festave shtetërore në Maqedoninë e Veriut 5 October 2026
Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE 1 October 2026