Nga Vendi
30 June 2021
Pendarovski e filloi vizitën zyrtare në Kroaci

Presidenti Stevo Pendarovski u prit këtë mëngjes me nderime shtetërore dhe ushtarake në Zagreb nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, duke filluar kështu vizitën zyrtare dy-ditore në Kroaci.

Pendarovski dhe Milanoviq do të kenë një takim tet-a-tet, pas së cilës është caktuar një takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve. Është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e Pendarovskit dhe Millanoviq.

Pendarovski sot do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviqin dhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviqin.

Nesër presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në takimin afarist dypalësh – me fokus në investime, i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Tregtare Kroate, ndërsa në të cilin do të marrë pjesë edhe delegacioni i biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgjievska.

Vizita e Pendarovskit në Zagreb u dakordua në takimin e tij me Milanoviqin, në kuadër të samitit të Procesit Bërdo-Brioni, në Brdo afër Kranjit, në maj të këtij viti.



Të ndryshme
Më shumë
Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë17 July 2020
Nxënësja kosovare që është fiksuar pas profesorit prej 2018 – tës: E dua15 September 2021
8-vjeçarit i mohohet pranimi në dy shkolla për shkak të flokëve të tij të gjata21 July 2021