Nga Vendi
30 June 2021
Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski, në konferencën e përbashkët me presidentin kroat, Zoran Bilanoviq në Zagreb tha se shteti kroat është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ne jemi falënderues ndaj Kroacisë për mbështetjen e sinqertë dhe përgjegjësinë për Ballkan të qetë dhe me prosperitet në Evropë të bashkuar. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se çdo shtet përpiqet t’u sigurojë qytetarëve siguri dhe prosperitet, dhe se pa bashkëpunimin ndërmjet shteteve, kjo do të ishte e pamjaftueshme.

“Dy vendet tona, qytetarët tanë janë të ndërlidhur në lidhje të thella kulturore dhe historike. Ne jemi afër në gjeografi, të ngjashëm në gjuhë, kulturë dhe mentalitet”, tha Pendarovski.

Presidenti Milanoviq theksoi se në takim me Pendarovskin kanë biseduar edhe për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të jetë e thjeshtë, na duhet shumë punë, ndihmë miqësore, shumë diskutime”, tha mes tjerash Milanoviq.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Anti-bixhoz thirrje deputetëve: Mos e bllokoni Ligjin për lojërat e fatit në Komisionin për Çështje Europiane10 January 2024
Filipçe: Të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-1915 July 2020
Taravari: Do të vazhdojmë të mbetemi në AKI, kandidati i përbashkët për Gostivarin do të jetë Valbon Limani19 November 2025