Nga Bota
30 June 2021
E tmerrshme: Kuzhinieri vdes pasi bie në enën e madhe me supë pule

Në një incident të tmerrshëm, një kuzhinier 25-vjeçar nga Iraku ra në një enë gjigante me supë pule, duke pësuar djegie të shkallës së tretë në 70 për qind të trupit. Ai vdiq pesë ditë më vonë.

Issa Ismail ishte duke përgatitur supë pule për një dasmë më 15 qershor në distriktin verior irakian, Zakho, kur ai rrëshqiti dhe ra në enën e madhe, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Babai i tre fëmijëve ishte duke përgatitur ushqim në sallën për dasma “Hazel”, kur ndodhi incidenti.

Një faqe e lajmeve në Arabinë Saudite raportoi se Ismail punonte si kuzhinier që tetë vite në rajonin që ndodhet në zonën e Kurdistanit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital në qytetin Dohuk. Pas luftimit me djegiet për disa ditë, ai vdiq më 21 qershor. Vdekja e tij është pasuar me reagime të shumta pikëlluese në rrjetet sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Motra e Adelina Tahirit transformohet, Diana nuk njihet më...23 November 2026
Mozzik e mban të birin në krahë, më i lumtur se kurrë12 November 2026
Ish komandanti i UÇK-së, Nazim Bushi nesër do të marr detyrën e zëvendësministrit në MPB16 September 2020