ShowBiz
30 June 2021
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri

Këngëtarja, Enca Haxhia, pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Rakia”. Kjo këngë është vizualizuar edhe me videoklip, i cili në përmbajtje ka disa skena të nxehta.

Pjesë e këtij videoklipi ishte edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bearti, dhe një model tjetër serb. E që këto skena përveçse u komentuan në rrjetet sociale, tani kanë reaguar edhe reper të njohur.

Një reagim publik kundër këtij klipi e ka bërë edhe reperi, Cyanide, emri i vërtetë i të cilit është Jetmir Hoxha.

Ai ka publikuar një pamje të një prej skenave provokuese të klipit, ku Enca shfaqet me bikini mbi trupin e Beartit.

Cyanide e ka quajtur të turpshme një paraqitje të tilla, madje ka përdorur edhe fjalë banale, ndonëse skena si kjo janë gjithmonë e më të pranishme në klipet vendore.

“Na keni helmuar, na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shumë e fëlliqësira ishit në këtë industri të “argëtimit”. Degjenerim total!”, ka shkruar Cyanide në InstaStory.



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Shtetit Shqiptar feston 113-vjetorin e themelimit13 January 2026
Për herë të parë pas dy muajve dje nuk është regjistruar asnjë vd ekje nga COVID në Maqedoni22 July 2020
Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut22 October 2025