Nga Rajoni
29 June 2020
Edi Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Fillimisht është paralajmëruar takimi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ora 13:15.

Më pas, Rama do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ora 15:00.

Në ora 16:00 pritet të takojë kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndërsa në ora 18:00 kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa në fund të ditës së sotme, në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.



Të ndryshme
Më shumë
Për çfarë nuk mund të merren vesh BDI-ja dhe LSDM-ja? Ahmeti këmbëngul që në vitin e parë të Qeverisë së re Kryeministri të jetë shqiptar11 August 2020
(Video) Zjarri kaplon Sekretariatin për Çështje Evropiane 9 September 2020
“Arben Taravari do të largohet nga Qeveria” 6 May 2025