Nga Rajoni
1 July 2021
Sot mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.

Në orën 12:00 do të fillojë të ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundoj tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Parada përfundon më një koncert të shkurtër.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit ishte: “Bashkë dhe Krenarë.”

“Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë krenarë.

Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në njoftim më tej thuhet se përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, është synuar fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshmën në Kosovë. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ). /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
U përfshi në fushatë kundër Palestinës, Dua Lipa shkarkon menaxherin e saj22 September 2025
Shkarkimi i Ziberit/ Osmani selame Filipçes dhe LSDM-së: Shpejt vjen 15 korriku27 June 2020
Heshtje nga Prokuroria për rastin e Artan Grubit, pa detaje mbi hetimet12 April 2026