Nga Rajoni
1 July 2021
Burri i dehur e rrahu gruan e tij pasi kjo nuk e përshëndeti

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së parabu*rgimit, ndaj të pandehurit F.H., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën pe*nale “Lëndim i lehtë trupor”.

Siç njofton Prokuroria, rasti ka ndodhur dje në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të de.*hur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon ti bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se nuk po e përshëndetë atë. I revoltuar fillon e su*lmon të dë*mtuarën duke e go*ditur me shu*plaka e gr* ushte në kokë, si dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë së bashku me tre fëmijët, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.

“Gjithashtu, në të njëjtën datë dhe vend, i njëjti pasi e go*det bashkëshorten, i shkakton lëndime trupore edhe vi*ktimës së ndjeshme, vajzës së tij një (1) vjeçare E.H., duke e go*ditur atë me shu*plaka në fytyrë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.H., ka bërë kërkesën për caktimin e parabu*rgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 29 qershor 2021.”



Të ndryshme
Më shumë
Ja sa qytetarë janë regjistruar deri më tani, tregojnë nga ESHS15 September 2021
Ferati priti drejtorin e MALMED, fokus në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore28 February 2026
Pllakë përkujtimore për Adolf Ciborowskin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit26 July 2026