Nga Vendi
1 July 2021
Lukarevska: 5.537 qytetarë dhuruan paratë nga “TVSH-ja ime” në sektorin shëndetësor

Drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, në konferencë për shtyp tha se 5.537 qytetarë kanë dhuruar paratë nga kthimi i TVSH-së në sektorin shëndetësor.

Ajo thotë se në periudha të vështira kur shteti është ballafaquar me krizë ekonomike dhe shëndetësore nga coronavirusi, aplikacioni “TVSH-ja ime” ka dëshmuar edhe aspektin humanitar.

“Me ndryshime ligjire, përdoruesve të “TVSH-ja ime” u ofruam opsion për donacion dhe jam krenare që një pjesë e tyre e shfrytëzuan, nga ku 5.537 qytetarë e kthejnë TVSH-në dhe e dhuruan në sektorin shëndetësor prej 5.8 milionë denarë”, theksoi Lukarevska./

Ndryshe, kthimi i TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor përfundoi dje në mesnatë, ndërsa tani ka nisur kthimi i TVSH-së për tre muajt e ardhshëm.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vllaznia dhe Dinamo ndajnë pikët në një përballje të tensionuar22 March 2026
Arsyeja qesharake pse femrat shkojnë bashkë në WC31 August 2021
Edi Rama duke folur serbisht, bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi (VIDEO)26 August 2020