ShowBiz
1 July 2021
Kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata, dështojnë përpjekjet për të hequr babanë nga kujdestaria

Britney Spears i shokoi të gjithë javën e shkuar pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar testeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Birtney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen.

Por, ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të

Së fundmi, gjykatësja e kësaj çështje ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo e bëri atë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.



Të ndryshme
Më shumë
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë kohës sa e mbushni baterinë e telefonit27 June 2020
Leonora Jakupi i del në mbrojtje diasporës: Çka keni more me këto sulme, as ne s’jemi më të mirë22 July 2021
Provokon Fifi, Graniti: Mos prek aty ku nuk duhet! 26 October 2021