Nga Vendi
1 July 2021
“Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga sot fillon dhënia e pasaportave me emrin e ri

Pasaportat që do të jepen nga dita e sotme do të mbajnë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Këtë më herët e vërtetoi edhe ministri i MPB-së, Oliver Spasovski në pyetje të deputetëve.

Sa i përket afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta dhe leje vozitje) me emrin vjetër, të njëjtat do të duhet të ndërrohen deri më 12.02.2024, ndërsa për vlefshmërinë e letërnjoftimeve, qytetarët do të njoftohen për shkak se Ligji për letërnjoftim ende ndodhet në procedurë kuvendare.

Po ashtu kishte edhe përditësim në sistemin për dokumente personale para disa javëve dhe kjo bëhej për shkak të vendosjes së emrit të ri.

Sot ministri Bujar Osmani vërtetoi se qytetarët ende po ballafaqohen me vështirësi me marrjen e pasaportave me afat të skaduar.

“Për shkak të pandemisë, shumë qytetarë nuk kishin mundësi të marrin pasaportat e tyre. Atyre që u ka skaduar afati janë të vlefshme deri më 31 dhjetor me njoftim tonin, por varet nga shtet nëse do të pranojnë ose jo. Informacionet na thonë se ka shtet ku kërkojnë të qëndrojnë afatet. Kjo ishte një përpjekje e jona për të lehtësuar aty ku mundemi”, tha Osmani.

Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Goditje ndaj krimit të organizuar: 40 ton marihuanë të sekuestruara, Toshkovski paralajmëron vazhdim të aksionit10 February 2026
Zgjedhjet e 15 korrikut do t’i ndjekin mbi 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj 9 July 2020
E ka me Mevlanin?! Pasi zbuloi se është dashuruar, Ledjana jep deklaratën e fortë “Jam penduar se kam lënduar..”10 August 2021