Nga Rajoni
2 July 2021
Kosovë, 31 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Sot mbushen 31 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Për të përkujtuar këtë ngjarje mjaft të rëndësishme, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami: Provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, çështja në zgjidhje në qeveri 6 February 2026
Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese për kufijtë 6 July 2020
Rikthimi i Eli Farës në skenë pas pamjeve intime, flet menaxheri Demika: Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen14 October 2026