Nga Vendi
2 July 2021
LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski thotë se LSDM me mbështetje çon kundrejt OBRM-PDUKM. Nikollovski gjatë brifingut ka thënë se sipas anketës që e kanë porositur para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, LSDM prin me 21.7% në krahasim me 19% të OBRM-PDUKM-së.

Pë kryetar të Bashkisë së Shkupit, LSDM është dakorduar që ta ketë mbështetjen nga BDI dhe PDSH-ja që nga rrethi i parë, ndërsa Lëvizja Besa është partner koalicioni, kurse LSDM në disa komuna si Tetova, Gostivari dhe Struga ka mundësi të mbështesë kandidatët e këtyre partive në rrethin e dytë.

Nikollovski tha se në Gostivar dhe në ndonjë komunë tjetër shqiptare mund të kandidojë për kryetar komune me kandidat shqiptar.

Ai tha se më shumë detaje do të zbulohen pas takimit mes Zaev dhe Ahmetit që pritet të mbahet javën e kaluar.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese: Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje23 September 2026
Kryetarja e Preshevës mes fëmijëve në 1 qershor: "Fëmijët janë gëzimi dhe shpresa më e madhe e shoqërisë" 1 June 2026
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun, synohet marrëveshje për presidentin pa zgjedhje të reja 6 April 2026