Nga Vendi
2 July 2021
Ahmeti takon Edi Ramën: Edi është i veçantë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës ka takuar liderët e Ballkanit mes të cilëve edhe Edi Ramën dhe Albin Kurtin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti në Facebook ka nxjerrë fotografi nga një takim miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me mbishkrimin se ai është i veçantë.

“E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara” ka shkruar Ahmeti.

Ai më vonë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe janë bashkëngjitur në një takim tripalësh, Ahmeti, Kurti, Rama, të ndjekur nga zyrtarë të tre qeverive. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/4082373885132448



Të ndryshme
Më shumë
Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar23 November 2021
Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia11 August 2020
Tetova fiton një ndër ministritë më të fuqishme në vend, Besimi pranon funksionin ministër i Financave31 August 2020