Nga Rajoni
2 July 2021
Kultivonte kanabis në gota plastike, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 37 bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi 1 deri 4 cm të cilat kishin qenë të kultivuara  në gota të plastikës.

Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gramë substanca të dyshuara të llojit marihuanë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.



Të ndryshme
Më shumë
Subjektet politike serbe në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, synojnë një alternativë të re politike16 March 2026
"A e di çka do të thotë me u shit", Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother 4 November 2026
Dalin fotografitë: Si dukej Ada e “Për’puthen” para ndërhyrjeve?28 September 2021