Nga Rajoni
2 July 2021
Osmani: 2 Korriku i 1990-s ishte moment historik për shtetin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 2 Korrikun e 1990-s, kur ishte shpallur deklarata kushtetuese.

Osmani ka deklaruar se ky moment ishte historik për shtetin e Kosovës, duke kujtuar 114 delegatët që nënshkruan “vullnetin e pathyeshëm të qytetarëve për liri”.

“Është momenti që ta rikujtojmë mundin e delegatëve. Dua të kujtojë kontributin e delegateve gra, që kanë bërë sakrificë të pashoq, për vënien e themeleve të shtetit të Kosovës”, ka thënë ajo në Kuvend.

Osmani ka shtuar se shpallja e deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut ishte akt heroik dhe juridik, duke mos pranuar nënshtrimin ndaj shtypjes serbe.

“Me shpalljen e 2 Korrikut, delegatët i hapën udhë shtetësisë së Kosovës”, ka shtuar ajo.

Sot gjithashtu do të zbulohet një pllakë përkujtimore për nder 2 Korrikut.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjatet për 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë30 July 2021
Ambasada amerikane mbështet Kosovën para ndeshjes vendimtare me Turqinë31 March 2026
Zaev njofton paditë ndaj Petrushevski dhe Mitrev, kompensimet do t’u shkojnë fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta25 February 2026