Nga Vendi
3 July 2021
Këto janë pritjet në pikat kufitare,mërgimtarët nisen drejt vendlindjes

Mërgimtarët janë nisur me të madhe për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

E si çdo vjet, sfida kryesore me të cilën pritet të përballen ata gjatë ardhjes në vendlindje janë pritjet e gjata në kufi, shkruan lajmi.net.

Mirëpo aktualisht, në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Pak më shumë kolona ka në Merdare, ku pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë.

Në pikat tjera kufitare ndërkaq pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Nga VLEN u largua antivlera, ne jemi fryma e bashkimit të shqiptarëve rreth ndryshimit18 May 2025
Lufta e ‘Telit’ dhe kurthi ndaj tij, flet Hysni Shaqiri (Video) 7 August 2020
Divorcoi bashkëshorten për asistenten, pas skandalit seksual zyrtari i lartë nis pushimet me të dashurën e re 3 September 2021