Nga Vendi
3 July 2021
Vidhen dy banka në Tetovë

Ministria e Brendshme njofton se mbrëmë në periudhën prej orës 03:30 deri në 03:50 në SPB Tetovë është raportuar grabitje në dy banka.

Në intervalin e parë në një degë bankare brenda një qendre tregtare në Tetovë, tre persona përdorën forcën për të hyrë dhe morën para.

 

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, autorë të panjohur gjithashtu përdorën forcë për të hyrë në një degë të një banke tjetër në Tetovë, por kësaj here morën para nga ATM.

Vendi u inspektua nga një ekip i SPB Tetovë dhe Ministria e Brendshme, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Së bashku me ASH – AAA do të fitojmë në zgjedhjet lokale30 September 2021
Pas vrasjes së zyrtarëve të saj, PDK pezullon të gjitha aktivitet politike për sot 9 September 2021
Krisje në LSDM, nis procedura për përjashtimin e Shilegovit mes akuzave për bashkëpunim me VMRO-në17 March 2026