Nga Vendi
5 July 2021
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë

Deri më tani, 10,390 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me dozën e parë në Vranjë të Serbisë, ndërkaq 4,179 janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas të dhënave në ueb faqen e Qendrës Shëndetësore në Vranjë, deri më 2 korrik të këtij viti, numri i përgjithshëm i dozave të para dhe të dyta të dhëna të të gjitha vaksinave është 68,548, nga ky numër një e gjashta janë shtetas të Maqedonisë.

Shumica e qytetarëve të RMV-së në Vranjë u vaksinuan me vaksinën kineze “Sinofarm”, ndërsa një numër më i vogël me vaksinën “Pfizer”.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet vajza e cila e sulmoi fizikisht nënën e saj 8 July 2021
Mickoski flet për raportet me Ali Ahmetin: Është politikan me përvojë, nuk e kam takuar me vite 9 October 2026
Filipçe: KSI po ndjek situatën në rajon, kufijtë mbesin të hapur 3 July 2020