Nga Bota
5 July 2021
Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest

Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është vendosur sot në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest

***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, kjo statujë, është dhuratë e Bashkësisë së Tiranës për Bashkësinë e Budapestit. /Express



Të ndryshme
Më shumë
Kombëtarja mbyll përgatitjet për Bjellorusinë, Asllani e Manaj sfidojnë kohën25 September 2026
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi10 May 2025
LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët30 January 2026