Nga Vendi
5 July 2021
Shkup: 293 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (04.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 293 masa, përfshirë 117 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 32 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 28 për ngasje pa patentë shoferi.

“56 sanksione u vendosën për vozitje nën ndikimin e alkoolit, shtatë për automjete të paregjistruara, pesë për përdorimin e telefonit, 14 sanksione për parkim të paligjshëm. Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni24 July 2020
Haxhiu: Më e rëndësishme është ta zgjedhim presidentin se sa të votojmë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara 2 October 2026
Begaj apel për solidaritet në Pashkë, mesazh për paqe dhe bashkëjetesë12 April 2026