Nga Vendi
5 July 2021
Humb jetën një 22-vjeçar nga Maqedonia në një aksident në Greqi

Një 22-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, mëngjesin e sotëm, në Halkidiki të Greqisë.

Në këtë aksident është lënduar edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili po ashtu ka qenë në makinë, ndërsa është dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Polihrono-Hanioti, kur 22-vjeçari, e ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është aksidentuar.

Sipas mediumeve greke, 22-vjeçari ka qenë për pushime në Greqi. Ndërsa i lënduar tjetër është dërguar në spitalin në Poligiro./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Personat që refuzojnë të regjistrohen i pret dënim, regjistruesit tentojnë t’i bindin21 September 2021
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Tetovë, pas shumë kohësh asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga Covid 19 7 September 2021