Nga Vendi
5 July 2021
Në ora 4 të mëngjesit, policia kapi dy persona duke vjedhur një BMW!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në ora 04:00 të mëngjesit ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi janë kapur duke vjedhur një automjet të markës “BMW”.

“Më 04.07.2021 rreth orës 04.00, në rrugën “Heronjtë Kombëtar” policët kanë arrestuar V.N.(25) dhe A.M.(37), të dy nga Shkupi sepse janë kapur duke kryer veprën penale – vjedhje e automjetit “BMW”, me targa të Shkupit në pronësi të P.A.(30)”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasje diplomatike pas deklaratës së ministrit shqiptar të jashtëm, reagon Besar Durmishi24 April 2026
Filipçe: Kufijtë mbeten të hapur 4 July 2020
KRRE: Kanë filluar procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike23 September 2021