Nga Vendi
5 July 2021
Maqedoni: KSI nuk rekomandon vendosjen e masave shtesë, thonë se prioritet është vaksinimi i popullsisë

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka rekomanduar të vendosen masa të reja kufizuese, pasi siç theksojnë, situata është nën kontroll.

Në mbledhjen e sotme, nga KSI kanë diskutuar për gjendjen epidemoilogjike, ndërsa kanë arritur në përfundimin se prioritet për momentin është vaksinimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendosja e mundshme e masave të reja kufizuese, ishte temë e diskutimit, për shkak të përhapjes së llojit indian të coronavirusit.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se nëse stina e verës vazhdon sikur deri tani, nuk do të ketë nevojë për masa shtesë kufizuese.

“E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës situata vazhdon të jetë kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese. Por e ndjekim situatën me vëmendje”, tha Filipçe.

Ai shtoi se lloji indian është përhapur me shpejtësi edhe tek ato vende, të cilat kanë pasur të vendosura kufizime./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
I ‘zbulohet’ e fshehta Ades së “Për’puthen”, prej vitesh në lidhje dashurie!15 September 2021
Aksion masiv i policisë gjermane, mbi 750 të arrestuar e 3.2 tonë kanabis të konfiskuar 6 July 2021
Paraburgim për një person i cili lidhi nipin e tij me autizëm në dru në Shkup29 June 2020