Nga Rajoni
5 July 2021
Kryeministri i ri i Izraelit i shkruan letër Kurtit, e falenderon për ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot një letër nga kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, si përgjigje për letrën që Kurti ia kishte dërguar atij para disa javësh.

Në këtë letër, Bennett e falenderon Kurtin në emër të Qeverisë së tij për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, raporton Gazeta Express.

“Në emër të Qeverisë së Izraelit, ju falenderoj juve sërish për hapjen e ambasadës këtu në Jerusalem, kryeqytetin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar kryeministri izraelit.

Duke e falënderuar për letrën, Bennett u shpreh mirënjohës që Kurti ndau pikëpamjet e tij lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju”, thuhet ndër tjerash në letër.

Kurti u kishte dërguar letët kryeministrit izraelit dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës, ku shprehte pikëpamjet e tij mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.



Të ndryshme
Më shumë
Meral Uzeiri Ferati merr pjesë në iftarin e organizuar nga zëvendëskryeministri Bekim Sali16 March 2026
Haxhiu: Mbrojtja e UÇK-së nuk bëhet duke i shpallur kundërshtarët ‘spiunë’ e ‘tradhtarë’18 September 2026
Teuta Arifi për djegien e spitalit: Dhimbja është shumë e madhe 8 September 2021