Nga Vendi
5 July 2021
MPPS: Të rritet numri i fëmijëve në çerdhe

Për shkak të situatës së qëndrueshme me Covid-19, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kërkoi Komisionit për Sëmundjet Infektive që të lejon rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe.

“Ne i dërguam një letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe një herë e rritëm numrin në vend të 15, në 20 fëmijëve që të ishin në grupe. Tani ne kemi dërguar një letër të re duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vend, e cila është e qëndrueshme në mënyrë që numri i fëmijëve të rritet, natyrisht duke respektuar masat për parandalimin e infektimeve nga coronavirusi”, tha Ministrja Jagoda Shahpaska.

Për më tepër, Komisionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë iu dërguan listat e njerëzve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 në mënyrë që të bëjnë listat e përparësive, duke pasur parasysh që, siç theksoi Shahpaska, është shumë e rëndësishme që fëmijët të vijnë në mjedis në të cilin të gjithë janë vaksinuar, gjë që zvogëlon mundësinë e përhapjes së virusit.

“Vaksinimi si proces zhvillohet vazhdimisht. Së pari, në fillim të marsit, një numër i madh i punonjësve aplikuan në thirrjen tonë për t’u përfshirë në procesin e vaksinimit. Por tani listat shtesë me punonjësit e tjerë janë dërguar në Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Shahpaska./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
"A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë", Aurora dhe Kushtrimi befasohen nga pyetja... 16 September 2026
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni 9 August 2021
BDI: Raporti i KE-së konstaton dështimin e vendit21 November 2025