Nga Rajoni
6 July 2021
Majlinda Bregu: BE-ja e ka humbur magjinë që ka pasur dikur

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë treguar efikasitet për të pëthithur projekte dhe fondet të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian.

Kështu u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë intervistës në “Raw Politics”.

“Për të patur projekt rajonal, duhen ide rajonale dhe lobime nëpër banka. Ne nuk jemi të suksesshëm për të përthithur projekte rajonale. Flas për të gjithë rajonin, sepse e kuptoj se gjuha vete ku dhemb dhëmbi, por jam e detyruar të flas për rajonin”, tha Bregu.

Ajo foli për diskutimin e sotëm në Samitin e Berlinit, ndërsa tha se mesazhi kryesor që u përcoll ishte: që problemet bilaterale midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëhen kurrsesi pengesë për agjendën e zhvillimit rajonal.

“Mesazhi i sotëm edhe pse ishte samiti i fundit nën drejtimin e Merkel, ishte vijimi i bashkëpunimit rajonal dhe për të mos lejuar që problemet bilaterale të rëndojnë mbi agjendën rajonale”, tha ajo.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, znj. Bregu tha se rruga evropiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perendimor po zvarritet për faktin se Bashkimi Evropian e ka humbur “magjinë e dikurshme”.

“Prej nëntorit të vitit të kaluar ka një plan, që quhet tregu i përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor të gjashtë vendeve. Është një projekt, i cili sot nuk e ka atë magjinë që ka pasur dikur. Ne nuk mund të presim edhe 30 vjet të tjera në rajon, që të themi se jemi vend anëtar i BE-së, kur vendet anëtare të BE kanë probleme me njëri-tjetrin dhe me bashjetesën e tyre”, theksoi Bregu.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Për dy vjet qytetarëve u janë kthyer 36.3 milionë euro nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja ime” 1 July 2021
Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë, flet ministri Bekteshi... 14 October 2021
Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, i jep fund 16 viteve qeverisje të Orbanit13 April 2026