Nga Bota
6 July 2021
28-vjeçarja vjedh një kontejner me thasë të mbushur me para, autoritetet gjermane në kërkim të saj që nga maji

Jasemin Gundogan, është e dyshuar për vjedhjen e tetë milionë eurove në Gjermani.

28 vjeçarja është në kërkim të policisë që nga data 21 maj nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të majme të parave, ka vjedhur këtë shumë të parave.

Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të kësaj femre.

Një mik i saj i shkolles ka dhënë një intervistë për gazeten e njohur gjermane “Bild”.

Ai tha se ajo ka pasur dëshirë qysh si fëmijë të jetë e pasur dhe e bukur.

Por, sipas tij në shoqëri ajo është konsideruar si jo fort e mençur.

“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”.

E si duket doli e kundërta.

Sipas Bild, Jasemin Gundogan, i kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.

Gruaja me prejardhje nga Turqia në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportim të parave.

Sipas gazetës gjermane të premten e 21 majit kishte vjedhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.

Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, një kontejner ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vjedhura.

Furgoni ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas është dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira./Klan



Të ndryshme
Më shumë
Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm 3 May 2025
Jetmir Rexhepi: Ansambli shënon një tjetër sukses me punësimet në vitin 2026 5 June 2026
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 15:00, njoftoi se nga të dhënat e 2.431 vendvotimeve, respektivisht nga 69.86 për qind e vendvotimeve, deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 403.715 qytetarë, gjegjësisht 31,80 për17 October 2021