Nga Vendi
6 July 2021
Shkup: 185 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik, 52 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje ka vazhduar me kontrollet e shtuara në komunikacion.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit kanë shqiptuar 185 gjoba, në mesin e të cilave 52 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për motoçiklistët, 19 për vozitje pa leje.

“Katër sanksione u vendosën për ngasje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për përdorimin e telefonit celular, katër për automjete të paregjistruara, pesë për mosdhënie përparësie për këmbësorët, 52 sanksione për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e shtuara në trafik, do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Një numër i vogël i regjistruesve janë të pavaksinuar kundër Covid-19 2 September 2021
Maqedoni, ulet numri i punëtorëve në industri 2 July 2021
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria12 March 2026