Nga Bota
6 July 2021
Flamuri i LGBT-së shkatërrohet, gjeorgjianët vendosin flamurin kombëtar

Protesta dhe sulme ndaj komunitetit LGBT pati në Gjeorgji, ku policia raportoi edhe për të lënduar.

Ngjarje të dhunshme u zhvilluan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi ku disa zyra dhe flamuj të komunitetit LGBT janë djegur dhe shumë persona raportohen të lënduar pas sulmeve.

Sulmet i kanë iniciuar grupet e së djathtës ekstreme. Një marsh i planifikuar i LGBT-së është anuluar për shkak të protestave të dhunshme.

Policia raporton se 20 gazetarë janë lënduar gjatë protestës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Diskriminimi në bazë të orientimit seksual është i ndaluar me ligj në Gjeorgji, por shteti i rajonit të Kaukazit vazhdon të mbetet thellësisht konservator.



Të ndryshme
Më shumë
Kroacia mban zgjedhjet parlamentare, çfarë flasin sondazhet 5 July 2020
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit17 October 2025
Kosova konfirmon ndalimin e veteranit të UÇK nga policia shqiptare 2 August 2020