ShowBiz
6 July 2021
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor

Yll Valla i cili së bashku me Nazmi Sfishtën-Nazin janë dyshja e grupit Aurora, e ka arsyetuar mikun e tij pasi ky i fundit e ka shpallur vetën të dërguar të Zotit.

Nazi ka deklaruar se është i dërguari i Allahut por anëtari tjetër i grupit “Aurora” po thotë se deklarata e tij është keqkuptuar.

Valla në një prononcim për Gazetën Infokus shton se miku i tij ka folur në aspektin njerëzor ku secili ka një mision.

“Është keqkuptuar se ai nuk e ka pasur idenë pejgamber, por si i dërguar. Në kuptimin se çdo njeri jemi si të dërguar dhe përcjellim një mision. Ai është qëllimi nuk ka të bëjë me dërgesë në kuptimin fetar apo pejgamberik. Konteksti është keqkuptuar. Ideja është në kuptimin njerëzor se çdo njeri e ka një mision në jetë”, ka deklaruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë 5 July 2020
Shtetasit e RMV-së në Afganistan janë të sigurt, në vend do të arrijnë 450 afganë18 August 2021
Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre23 September 2025