Nga Vendi
6 July 2021
Konfirmohet edhe një rast me llojin e virusit delta në Maqedoni

Një rast tjetër me virusin delta u konfirmua dje, ndërsa rezultatet priten për katër të tjerë, informoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës në Klinikën Universitare për Gjinekologji në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, këta njerëz të infektuar nuk ishin vaksinuar me vaksinën kundër covid-19.

“Greqia është i vetmi vend në rajon që kërkon test PCR dhe certifikim për vaksinimin në pikat kufitare, në të njëjtën kohë është i vetmi vend që ka një rritje të rasteve. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm kur marrim masa për të shërbyer dhe mbrojtur me të vërtetë atje ku duhet të jenë. Lloji i virusit delta është regjistruar në më shumë se 100 vende. Tek ne deri më tani kemi pasur tre raste, dhe dje u konfirmua një rast tjetër. Rezultatet priten për katër persona të tjerë. Skriningu që bëhet në teste përjashton versionin britanik”, tha Filipçe.

Ai theksoi se një qasje më e organizuar duhet të merret së bashku me vendet në rajon, në mënyrë që të marrin një pozicion të përbashkët, i cili është shumë i rëndësishëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
BESA: Nuhiu organizon tubime pa distancë sociale dhe pa maska, BDI rrezikon jetën e qytetarëve29 June 2020
Të pasurit po blejnë nënshtetësi të shumëfishtë për t’u përgatitur për izolimin tjetër 7 August 2020
“A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët22 October 2021