Nga Vendi
6 July 2021
ASh-AAA-ja kërkon heqjen e taksës në rrugën Tetovë-Gostivar: Qytetarët të ngrejnë zërin

Koaliconi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të heqin taksën në rrugën Tetovë-Gostivar, pasi siç thonë kjo rrugë nuk përmbush standardet e një autostrade.

Thonë, se nëse këtë nuk e bën qeveria brenda një jave, si grup parlamentar do të propozojnë në Kuvend ligj për shfuqizimin e kësaj takse.

Ndërkohë, kanë ftuar qytetarët të ngrejnë zërin.

“Urgjentisht të lirohen qytetarët nga pagesa rrugore në të ashtuquajturën autostradë Tetovë – Gostivar. Kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative, nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive e të mos flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmon numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këtë, nuk ka asnjë arsye bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj, ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veç më është domosdoshmëri. Nëse brenda javës Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës. nëse pushteti aktual tenton ta injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta. Njëkohësisht, i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin!”, thanë nga ASh-ja, transmeton TV21.



Të ndryshme
Më shumë
Krizë në lidhjen e dashurisë të Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn?!19 August 2021
Kërkesa për kufizim ligjor të rrjeteve sociale për fëmijët, rritet shqetësimi për ndikimin negativ12 April 2026
Ku gabuam me Afganistanin18 August 2021