Nga Vendi
7 July 2021
Nikollov: Për të parandaluar përhapjen e llojit delta nevojiten masa të domosdoshme

Kryetari i Komisioni për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Igor Nikollov sot tha se të domosdoshme janë masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e llojit delta të coronavirusit.

Ai tha se po ashtu në Maqedoni duhet të përshpejtohet procesi i vaksinimit të popullatës me vaksinë kundër coronavirusit.

“Dje gjatë mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk u mirata asnjë masë. Të gjithë jemi dëshmitarë se diskotekat punojnë deri në maksimum me shumë persona. Un do t’i propozoja KSI-së të profesionalizohet dhe aty të përfshihen ekspertë nga universitetet dhe Fakultetet e Mjekësive në Maqedoni për shkak se kemi më shumë se një. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishme është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thotë Nikollov.

Ai shtoi se po ashtu duhet të zbatohen masa në kufi në mënyrë që të parandalohet vala e re.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Piccole Storie”: Kënga e Shqipërisë në Eurovision 2025 është një kryevepër e vërtetë – “Zjerm” ndez skenën në Bazel16 May 2025
“Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A10 November 2026
Kroacia ka 200 mijë banorë më pak – kroatët po e braktisin vendin e tyre24 February 2021