Nga Vendi
7 July 2021
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999

Ekonomisti dhe ish-ministri i Financave, Boris Stoimenov në emisionin “10 minuta” në TV21 krahasoi buxhetin e vitit 1999 dhe buxhetin e tanishëm të vitit 2021.

Stoimenov thotë se buxheti i atëhershëm ka qenë 47 miliardë denarë ose 750 milionë euro.

“Ai buxhet krahasuar me buxhetin e tanishëm në vitin 2021, është gjashtë herë më vogël”, tha Stoimenov.

Sipas tij, në mbushjen e buxhetit duhet të marrin pjesë të gjithë, por më pak duhet të marrin pjesë personat që marrin të hyra të vogla.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Do të jetë e mundur të votohet me letërnjoftim të skaduar19 August 2021
Zjarri shkrumbon 90% të fshatit që regjistroi temperaturën më të lartë në Kanada 2 July 2021
Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune30 April 2025