Nga Rajoni
29 June 2020
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit, ndërkohë që ende nuk dihet fati i shoferit.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Ll., rreth 37 vjeç. Të njëjtat burime thanë se mjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në liqen, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Ushtarët tanë dëshmuan se janë trajnuar sipas standardeve të NATO-s29 June 2021
Departamenti i Shtetit: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale 4 September 2020
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021