Nga Bota
29 June 2020
OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Më vjen keq ta them, por me këtë mjedis dhe me këto kushte, kemi frikë nga më e keqja. Një botë e ndarë ndihmon që koronavirusi të përhapet”- Këto kanë qenë fjalët e kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Pandemia e koronavirusit ështe ende larg nga fundi. Normaliteti i ri është që do të bashkëjetojmë me virusin. Në muajt e ardhshëm do të na duhet edhe më shumë rezistencë, durim dhe zemërgjerësi”- shtoi më tej Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kujtojmë që deri tani në botë janë regjistruar 10,195,680 persona me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 502,802.



Të ndryshme
Më shumë
19 të dënuar për rrjetin e trafikimit të 34 foshnjave në Indonezi21 July 2026
Hoxha dënon deklaratën e ministres serbe për Kosovën: E papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës15 July 2026
Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen? 5 October 2026