Nga Rajoni
7 July 2021
Haradinaj: Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se baci Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida.

Postimi i tij në Facebook:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida.

Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.

Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli!
Baca Fazli u prehtë në paqe!
RH



Të ndryshme
Më shumë
Mustafi operohet, nuk luan deri në tetor29 July 2020
Zaev në “Ekonomist”: Për ne, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të ardhmes së BE-së 9 July 2021
Pal Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë28 June 2021