ShowBiz
7 July 2021
Bora habit me deklaratën e fundit, thotë se është në lidhje me Arian Konomin

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka habitur ndjekësit me deklaratën e fundit në rrjetin social “Instagram”.

Bora ka moderuar këtë vit emisionin e dashurisë “Për’puthen” dhe së fundmi ka përfunduar edhe sezona e personave mbi moshën 40 vjeçare.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka uruar çiftin Ilir dhe Gilberta dhe po ashtu i ka habitur me një deklaratë ndjekësit.

Ajo ka publikuar tri fotografi dhe tregon se ndihet e lumtur për përfundimin e sezonës “Për’puthen 40+”.

“Sa te emocionuar sot. Nje puntate speciale ashtu sic e meritonin ta permbyllnin “Per’puthen” Ilir Lara dhe Gilberta Simoni, Jam shume e lumtur per ju!, Ku ka kenaqesi me te madhe sesa kur protagonistet gjejne dashurine ne program. Ama “Per’puthja” e pare ne ekran ishim ne Arjan Konomi! Shkesi, si gjithmone, eshte Olsa Muhameti”, ishte mbishkrimi i mbi fotografinë.



Të ndryshme
Më shumë
Zelensky zbulon detaje nga telefonata me Trump, negociatat për paqe pritet të rifillojnë në mars25 February 2026
SONDAZHI/ 82 për qind e votuesve mendojnë se Edi Rama i ka shitur detin Greqisë!30 August 2020
Britaniku i infektuar me COVID 19 për 10 muaj rresht, 42 teste pozitive, 7 herë përfundoi në spital24 June 2021