Nga Rajoni
7 July 2021
U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24-vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj, një 24-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Blutë kanë vënë nën pranga 31-vjeçarin, shtetasin A. Gj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31-vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24-vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /TCH/



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Shkarkimin i Ziberit nuk është veprim politik26 June 2020
Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-1926 August 2021
Humbi betejën me Kovid-19 mjeku nga Kumanova, Shukri Fazliji13 November 2020