Nga Bota
8 July 2021
Burri tregon si u kafshua në guacë nga pitoni që iki nga banesa e fqinjit

Austriaku 65-vjeçar, Walter Erhart, tregoi se si u fut në tualet si zakonisht dhe kuptoi se në guacë ishte një gjarpër i madh vetëm pasi u kafshua prej tij.

Gjarpri ishte larguar nga banesa e fqinjit, i cili mban 11 gjarpërinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Shkova në tualet si zakonisht. E ndeza dritën, u ktheva, u ula, siç bëj gjithmonë, kur papritmas ndjeva një kafshim”, tha ai. Kafshimi i erdhi nga një gjarpër 1.6 metër i gjatë.

“Pastaj pashë gjak në këtë pjesë. Vetëm atëherë e kuptova se më ka kafshuar”, shtoi Erhart.

Werner Stangl, ekspert i gjarpërinjve që e largoi këtë gjarpër nga tualeti, tha: “Më duhet të pranoj se nuk ishte mision i lehtë. Vetëm një pjesë e vogël e trupit të gjarprit ishte jashtë tualetit dhe donte të kthehej në kanalizim.”

Fqinji i të moshuarit që u kafshua nga gjarpri mban 11 zvarranikë të tillë në banesë. Ai tani mund të përballet me akuzën për lëndim trupor.



Të ndryshme
Më shumë
Fshihet ngjarja/ Makina e drejtorit të policisë përplas ‘Smart-in’, drejtuesja në gjendje të rëndë31 July 2020
Ju jeni kafshë, mësuesja nga Shkupi ofendon nxënësit 23 September 2021
Shkup, gjatë javës do të realizohet spërkatje tokësore kundër mushkonjave29 June 2020