Nga Bota
8 July 2021
E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032

Një holandeze 28-vjeçare, e cila është fejuar me një të burgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë dënimi, më 2032.

Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të burgosurin James Dentel, i cili po e vuan dënimin me 20 vite burgim në Oregon për sulm me armë ndaj katër personave. Ai është prapa grilave nga viti 2019.

Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet.

Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti – më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga burgu.

"Për martesë nuk do të vesh fustan tradicional, sepse njerëzit nuk e bëjnë atë për martesa në burgje. Ndoshta do të vesh një fustan të thjeshtë, të bardhë”, tha Kelly.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.



Të ndryshme
Më shumë
Konfirmohen 69 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 75 të shëruar25 June 2020
Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Grand Slamin e Parisit pas dueli dramatik 7 February 2026
Në një lidhje të re, ja dhurata që mori Jasmina21 July 2021