Nga Vendi
9 July 2021
Mickoski: Marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer

Për sa kohë që unë jam udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë një punë e kryer, tha lideri i partisë Hristijan Mickoski.

“Nuk mund të keni standarde të dyfishta. Ne e duam Maqedoninë, sepse jemi patriotë, jo nacionalistë. Kur Maqedonia do të jetë atje ku i takon, atëherë Marrëveshja e Prespës do të kompletohet”, tha Mickoski për “Alfa”.

Sipas tij, është normale që Rezoluta e propozuar nga Kuvendi është monoetnike, sepse, siç thotë ai, bëhet fjalë për identitetin e maqedonasve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: “Çairi mban barrën e historisë, qytetarët e kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre”19 October 2025
Rregullat për hyrjen nga Maqedonia për në Greqi do të zbatohen edhe javën e ardhshme 8 July 2021
Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë 8 December 2020