Nga Rajoni
9 July 2021
Sot nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Të premten avioni i parë nga Zyrihu do të ulet në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se më 9 korrik në aeroportin e Kukësit do të ulet ‘Helvetic Airline’ nga Zyrihu, fluturim i organizuar nga operatori turistik me bazë në Zyrih, ‘Illyrian Eagle’. Fluturimi i kthimit do të kryhet po sot.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.



Të ndryshme
Më shumë
“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë23 November 2025
Dje në Maqedoni janë aplikuar 14.554 vaksina25 August 2021
Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë27 July 2021