Nga Vendi
9 July 2021
Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe “Boro Menkov” në Kumanovë nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

Me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, potencojnë nga MM, është ndikuar në ruajtjen e mjedisit jetësor duke e marrë parasysh se gazi natyror është energjens më ekologjik, ndërsa njëkohësisht zvogëlohen mjetet e nevojshme për ngrohje të objekteve në kazermë.

Deklaratës së Sheqerinskës do t’i paraprihet takim me personat përgjegjës në Ministrinë dhe me përfaqësuesit e kompanive të cilët janë zgjedhur në furnizim publik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së ngrohjes të këtyre kazermave.



Të ndryshme
Më shumë
Duda Balje s’është si në fotografi, është e shtirë… 7 July 2020
Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut 6 September 2021
Filipçe: OBRM-PDUKM ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve30 October 2025