Nga Vendi
30 June 2020
Mjekët amë paralajmërojnë protestë: Na ndihmoni, më shumë se 80% e të infektuarve menaxhohen nga ne

Mjekët amë po përgatiten për të protestuar për shkak se, siç thonë ata, injorimit nga autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë.

“Protestojmë për shkak të marrëdhënies injoruese dhe mospasja e mbështetjes nga dita e e parë epidemisë deri sot, as pajisje mbrojtëse, as dezinfektues, asnjë denarë ndihmë. Kërkojmë ndihmë urgjente siç janë pajisjet mbrojtëse dhe dezinfektues”, thotë mjeku Nenat Lazarov i cili paralajmëroi protestën.

Ai tha se mjekët amë duhet të kenë përfaqësues në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe të drejtën për ta çuar pacientët në testim.

 

“Gjithashtu protestojmë për shkak të deklaratave të turpshme se nuk jemi pjesë e sistemit publik shëndetësor. Më shumë se 80% e të infektuarve me Covid-19 menaxhohen nga mjekët amë”, tha Lazarov.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 12.994 vaksina30 June 2021
Begaj në Shkup me ceremoni shtetërore, vizitë në Çair dhe homazhe te monumenti i Skënderbeut26 February 2026
Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje 7 September 2021